Google ADS

Begaj: Në Junik kuvenduam e nderuam sot sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së

21:24 | 23 Qershor 2024
E.G

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot ka vizituar edhe Junikun, pos Gllogjanit dhe Deçanit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka theksuar se aty bisedoi për sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së.

“Në Junikun e kullave të lashta, fortesa të mbrojtjes, me Oda burrash të mencur që qeverisën mbi vlera morale e kombëtare. ”, ka shkruar ai.

“Kuvenduam e nderuam sot sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së, betejat e lavdishme të rinisë së Kosovës dhe familjeve të tyre, luftëtarë për liri e paqe dhe për të ardhmen e begatë dhe demokratike që duhet t’ua lëmë trashëgim brezave që vijnë”, ka shkruar Begaj. /Arbresh.info/

Të ngjashme