Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar ceremoninë e pritjes tradicionale të fillim vitit me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri.
Nga Pallati i Brigadave, Begaj tha se shqiptarët janë faktor paqeje në Ballkan dhe janë një popull me shumë cilësi.
Ai foli edhe për tensionet në Kosovë, ku tha se Shqipëria është në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë.
“Shqiptarët janë një popull me shumë cilësi dhe se çdo mirëkuptimi i përgjigjen me mirëkuptim. Shqiptarët, faktor paqeje në Ballkan dhe nuk e harrojmë sakrificën e Kosovës. Nuk kam ndërmend të kaloj heshturazi mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh, prej provokimeve me barrikada në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse provokimi me barrikada të vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë, ka të bëjë me një logjikë agresioni të ngjashëm me skenarin në Ukrainë”, tha Begaj.
“Por një gjë është e qartë, çdo acarim në Ballkan i shërben shpërndarjes së vëmendjes dhe të forcës euroatlantike. Pra, i shërben agresorit. Në këto kushte, Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar. Ne mbështesim fort dialogun Serbi-Kosovë, por nuk kemi harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar. Nuk harrojmë as vuajtjet e sakrificat e popullit kosovar. Është më e vështirë për qeverinë e popullit të sulmuar, që as ka dëgjuar ndonjëherë ndjesë nga pala tjetër, të ulet në tryezë dialogu”, tha ndër të tjera Begaj, njofton RTSH.
Begaj foli edhe për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku falenderoi aletatët për mbështetjen e ofruar.
“Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë. Dua të falënderoj aleatët e partnerët tanë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar vendin tonë”, tha Begaj.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...