Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, me ç’rast kanë vendosur kurora me lule pranë varreve të familjes Jashari.
Krerët e Kosovës ishin të shoqëruar edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Begaj në një fjalë rasti tha se, kjo është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.
“ Kjo është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës, besoj që rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik”, tha Begaj /arbresh.info/
50-vjeçari në Tetovë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe ...
Rama: Administrata publike ka arritur të prodhojë një rezult...
Kurti shpreh mirënjohje komandantit të KFOR-it për kontribut...
Rritja e pensioneve, Murati i reagon opozitës: Çfarë kanë bë...
Shokuese në Indonezi/ Babai shet foshnjën e tij 11-muajshe p...
Nesër mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lo...