Google ADS

Begaj: Janë legjitime dyshimet se Serbia ka përgjegjësi direkte për sulmin në Banjskë

22:38 | 3 Tetor 2023
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u pyet nëse mendon se shteti serb ka përgjegjësi direkte për sulmin në Banjskë.

Kreu i shtetit shqiptar në emisionin ‘Opinion’ u shpreh se dyshimet e tilla janë legjitime.

A mendoni që Serbia, Serbia zyrtare, shteti, jo disa serbe që kanë shtetësi të dyfishta, kanë përgjegjësi direkte për këtë ngjarje, u pyet Begaj.

“Ishte cënuar rendi dhe siguria e një vendi sovran, Kosovës. Natyrisht vrasja e policit në krye të detyrës, të Afrim Bunjakut dhe plagosja e dy të tjerëve të çonte në mendime të tilla. Por që mendoj se janë dyshime legjitime që ushtria serbe është e dislokuar përgjatë kufirit të Kosovës, apo prania e pajisjeve, mjeteve ushtarake, armatimit ushtarak në një manastir, që s’mund të ndodhte për 5 minuta, apo edhe qasja që të gjithë pjesëtarët e këtij grupi terrorist ishin të nacionalitetit serb dhe e deklaruar publikisht nga kryetari i Listës Serbe të çojnë në dyshime legjitime”, u përgjigj Begaj.

Lexo edhe:

Sulmi në Banjskë, Begaj Akt i rëndë terrorist, Objektivi që të mos vazhdohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme