Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryen sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni ku marrin pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.
Gjatë homazheve për Atin e Shenjtë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shoqërohej nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi, një dëshmi e vëllazërisë mes besimeve dhe tolerancës fetare, të cilën Papa Françesku e ka çmuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Në ceremoninë e nderimit të Papa Françeskut, krah Presidentit të Republikës ishin Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kardinali Ernest Simoni, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja, e të tjerë.
Vdes 22-vjeçarja që u godit me veturë nga zyrtari policor në...
Chelsea i bën “gardën e nderit” Liverpoolit pasi...
“Maestro” Ramadani fiton titullin e katërt kampi...
Gënjeu familjarët se ishte rrëmbyer për t’iu marrë para, sho...
Arrestohen katër të dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë
Drita shpallet kampione e Kosovës në futboll për herë të kat...