Begaj dekreton emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH

08:54 | 4 Prill 2023
Emir Abduramani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dekretoi emërimin e Vlora Hysenit si drejtuese te Shërbimit Informativ te Shtetit.

Më 17 mars kryeministri Edi Rama shkoi në zyrën e presidentit Begaj për të propozuar zonjën Hyseni në krye të këtij dikasteri me besimin se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Pas disa muajsh u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Në 2021 u emërua si këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Hyseni do të zëvendësojë në këtë detyrë Helidon Bendon, i cili dha dorëheqjen dhjetorin e vitit 2022./rtsh

Të ngjashme