Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se vota e Teuta Rugovës, pro kërkesës së PAN’it, e ka befasuar, siç thotë ai për të keq.
Selmani për televizionin Dukagjini tha se pavarësisht kësaj, Rugova nuk ka votuar asgjë në kundërshtim me parimet e koalicionit LAA.
“M’ka befasu për të keq. Jemi një grup parlamentar në themelim e sipër, i konsoliduar mjaft dhe me një koalicion të brendshëm shumë të madh dhe deri sot kemi pasur diskutime, debate të brendshme me hapësirë për të diskutu secili dhe askënd s’kam pa që ka mendim ndryshe që të veproj kundër vendimeve që mund t’i marrim ne si grup”, tha ai.
“Zonjusha Teutë na befasojë. Ka qenë vetëm një vendim për shtyrje të seancës dhe nuk ka qenë vendim në përputhje me qëndrimet tona. Nuk mund të paragjykoj se vendimi ose vota e saj mund të jetë edhe për PAN”, theksoi Selmanaj.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...