Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës sot gjatë ditës është shkarkuar nga detyra.
Bedri Istrefi për arbresh.info thotë se është vendim politik dhe përbën shkelje të madhe ligjore.
“Njoftimin për shkarkim e ka dhënë ministrja Rozeta Hajdari, që është shkelje jashtëzakonisht e madhe ligjore, ndërhyrje direkte në vendimmarrjen e menaxhmentit dhe bordit. Përderisa i shoh këto vendime politike, çdo vendim politik për mu është i panjohshëm, për shkak se kam ardhë në këtë pozitë si person jo politik dhe me procedura ligjore tërësisht jo politike”, tha ai për arbresh.info.
Ai thotë se do të shkojë në punë si gjithë, si dhe do të ngrisë kallëzim ndaj ministres së M E P T I N I S, Rozeta Hajdari si dhe dy anëtarët që janë emëruar dje.
“Do të shkojë në punë si gjithë, kallëzim penal ndaj ministres Hajdari, si dhe dy anëtarëve të bordit që kanë ardhur në mënyrë të jashtëligjshme. Janë emëruar dje në 18:30, sot është mbledhë bordi është ndërpre mbledhja, e jashtë Telekomit apo edhe në zyrën e Vetëvendosjes”, tha Istrefi.
Ndërkohë dje e sot gjatë ditës është shkarkuar drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi./arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?