Bedri Hamza tregon sa milionë i kushtojnë shtetit, të gjithë puntorët e Qeverisë

14:52 | 3 Janar 2019
Arbresh.info

Ministri Hamza ka bërë të ditur se të gjithë puntorët e sektorit publik, i kushtojnë shtetit 616 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se rreth 616 milionë parashihet të jetë buxheti për të gjitha rrogat e sektorit publik, gjë që sipas tij garanton funksionalizimin e shtetit.

‘616 milionë parashihet buxheti për të gjitha rrogat e sektorit publik, gjë që garanton funksionalizimin e shtetit. Kështu e kemi paraparë me buxhetin e vitit 2019, i cili është aprovuar në parim me të gjitha parimet dhe dtyrimet fiskale’, ka thënë Hamza.

Ndrërkohë, Hamza tregoi gjithashtu se, rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 4.3 përqind që është rritja më e madhe në 5-6 vitet e fundit dhe kryesisht ka ardhur si rezultat i investimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme