Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka ngushëlluar familjen e gazetarit tashmë të ndjer, Hysni Syla.
Hamza me anë të një telegram ngushëllimi ka thënë se, kontributi i tij i çmuar për institucionin tonë, gazetarinë, letërsinë do të mbetet përherë në kujtimet tona, shkruan portali arbresh.info
Postimi i plotë:
E nderuar familje Syla,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të më të dashurit tuaj, doajenit të gazetarisë, dhe zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Syla.
Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të familjarit tuaj.
Kontributi i tij i çmuar për institucionin tonë, gazetarinë, letërsinë do të mbetet përherë në kujtimet tona.
Bashkëndjej me ju, miqtë dhe mbarë komunitetin e gazetarëve.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të.
Kujtojmë se, Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.
71 vjeçari ka qenë autor i monografive./arbresh.info/
Lexo edhe:
Mbrëmë u godit nga vetura në Mitrovicë, vdes gazetari Hysni Syla
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...