Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Click në RTV21, ka thënë se prioriteti kryesor i programit të tij është zhvillimi ekonomik.
Hamza theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti miqësor për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat.
“Nuk jam i fokusuar vetëm te pronarët e bizneseve, por përmes përmirësimit të kushteve për ta synojmë t’i përmirësojmë edhe kushtet e punëtorëve”, tha Hamza.
Në kuadër të planeve për mbështetjen e punëtorëve, Hamza u zotua të krijojë Fondin e Papunësisë, i cili do t’i ndihmojë ata që humbasin vendet e punës.
“Në rast se dikush humb vendin e punës, që të mos jetë i detyruar të kalojë në asistencë sociale për 6 muaj do t’i jepen 80% e pagës së fundit të garantuar, deri sa të ristrukturohet apo të gjejë një vend të ri pune”, shpjegoi Hamza. Përveç kësaj, ai foli edhe planin e tij për krijimin e Gjykatës së Punës, e cila do t’i trajtojë vetëm çështjet e kontratave të punës dhe mosmarrëveshjet mes punëtorëve dhe punëdhënësve.
“Nëse dikush humb vendin e punës dhe pas pesë vitesh fiton një të drejtë, atëherë ajo është një e drejtë e vonuar”, tha Hamza, duke theksuar nevojën për drejtësi të shpejtë dhe efikase për punëtorët.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...