Në rreth 26 ari tokë, Azem Koraqi nga fshati Kovaqec kishte nisur të mbjellë misër. Por, ndryshe nga vitet e tjera, Azemi nuk do të mund të sigurojë të ardhura nga planifikimi që kishte bërë, pasi toka i është dëmtuar.
Ai pretendon se kompania Bechtel Enka po dëmton tokat bujqësore në Kaçanik, pronarët pa përgjigje pa lejen e tij, ka sjellë gurë e rërë nga punimet që është duke ndërtuar në autostradën “Arbën Xhaferi” dhe toka bujqësore i është mbushur edhe me ujë, raporton Bechtel Enka.
Dëme në toka bujqësore nga kjo kompani ka pasur edhe në fshatrat Ivajë, Bicec, dhe Kotlinë.
Në komunën e Kaçanikut, në anën tjetër, deklarojnë se kanë pranuar ankesat nga banorët, por sipas zyrtarëve komunalë, disa kanë arritur marrëveshje me kompaninë për kompensim.
Sipas një vlerësimi që ka bërë Drejtoria e Bujqësisë, dëmet në toka bujqësore nga punimet e Behchtel & Enka, duke përfshirë edhe vërshimet nga reshjet e fundit, arrijnë deri mbi 24 mijë euro.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka dhënë 53 milionë euro shtesë kësaj kompanie për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...