Beçaj-Lebet dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit

15:49 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, me të cilin bisedoi për përmirësimin e imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare përmes promovimit të bizneseve.

Ambasadori Lebet u shpreh i lumtur për themelimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me qëllim të fokusimit tek sektori privat dhe ndërmarrësia.

Ministri Beqaj dhe ambasadori Lebet u dakorduan për bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta drejt zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit, promovimit të eksporteve, rritjen e kapaciteteve dhe konkurrencës në sektorin privat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme