Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i është thënë dje gazetës “Zëri” se nuk ekziston asnjë afat dhe kohë e dakorduar në lidhje me vendimin për heqjen e vizave për Kosovën në këtë fazë.
Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar dje se lajmi i mirë për liberalizim do të merret para këtij fundviti
Pavarësisht faktit që krerët institucionalë të Kosovës tash e tetë vjet po vazhdojnë të përmendin data të ndryshme për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian (BE), një gjë e tillë ende nuk dihet se kur do të ndodhë.
Nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë kanë thënë se nuk ekziston asnjë afat se kur do të mundë të merret vendimi final për heqjen e vizave.
Pavarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe gjatë ditës së hënë (dje) ka ritheksuar se lajmi i mirë për liberalizim do të merret para këtij fundviti.
Por ndonëse tashmë ka mbetur vetëm edhe një stacion kyç për të ardhur deri te finalizimi i këtij procesi, votimi në Këshillin e Ministrave, nga Zyra e BE-së kanë thënë se autoritetet e Kosovës duhet të vazhdojnë të punojnë me shpejtësi në rastet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit para se të merret vendimi përfundimtar mbi këtë proces.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin