Bashkimi Evropian tha se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, janë duke u zhvilluar në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për Partneritete Ndërkombëtare, Fqinjësi dhe Zgjerim, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se “BE-ja ka siguruar asistencë teknike për të gjithë Autostradën e Paqes” dhe se “tashmë ka miratuar investime për pjesët e para të autostradës në Serbi dhe në Kosovë”.
“Disa nga projektet janë të reja dhe duhet të vlerësohen plotësisht në terma të realizueshmërisë dhe pajtueshmërisë, sikurse edhe planet e BE-së për rajonin”, tha Pisonero.
Më 4 shtator në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.
Aty përfshihen investime në projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore, që do të lidhin Prishtinën dhe Beogradin.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, e cila do të ndihmojë në financimin e projekteve.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë amerikanë dhe mirëpresim kontributin e tyre të rëndësishëm financiar”, tha Pisonero.
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi ne po punojmë në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, i cili do të publikohet këtë vjeshtë. Qëllim i tij është ta sjellë rajonin më afër BE-së dhe të krijojë vende pune – që janë shumë të nevojshme – në dobi të bizneseve dhe qytetarëve”.
“Lidhshmëria, veçanërisht në transport dhe energji, tranzicioni i gjelbër, në veçanti dekarbonizimi i prodhimit të energjisë, dhe transformimi digjital, që përfshin qasje të gjerë në internet, do të jenë shtylla kurrizore e këtij plani”, tha Pisonero.
Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë qysh në vitin 2011.
Shtetet e Bashkuara, të cilat vazhdimisht e kanë mbështetur procesin, e kanë intensifikuar përfshirjen e tyre në muajt e fundit.
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...