Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësimin e madh për operacionet e Policisë Speciale të kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia.
“Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komuniteteve serbe të Kosovës, meqë kjo do e kufizoj qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga zëdhënësi i BE-së, e cila u publikua të dielën në mëngjes.
Ky reagim i Brukselit vie pasi që gjatë kësaj jave janë mbyllur zyrat e komunave paralele serbe: në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë si dhe objektet e Organizatës Jo Qeveritare ‘Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë’.
Në komunikatën e Bashkimit Evropian precizohet se statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në dialogun mes Kosovës e Serbisë e në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, porositet nëpërmjet të kësaj komunikate./rtk
Keni një televizion Android – ndryshime të mëdha po vijnë
Gjermania e arreston një amerikan nën akuza për spiunazh
LDK prezantoi e kandidatët për deputetë, Abdixhiku: I lumtur...
6 ushqimet e stinës që ndihmojnë mushkëritë
Beatrix Ramosaj poston foto me buzët e kuqe
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025