Google ADS

BE shpreh keqardhje për shtyrjen e zbatimit të Marrëveshjes për gjyqësorin

13:49 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb në gjyqësorin e Kosovës të shtyhet, tha zëdhënësja e bllokut, Maja Kocijançiq.

“Prishtina i ka përmbushur të gjitha obligimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për gjyqësorin. Integrimi i personelit është i rëndësishëm, sepse i kontribuon sundimit të ligjit në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Mitrovizës”, tha Kocijançiq për gazetarët në Bruksel.

Sipas saj, kjo duhet të ndodhë sa më shpejt, shkruan rel.

Kocijançiq kujtoi se përparimi i të dyja palëve në integrimin evropian është i lidhur me përparimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme