Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, theksoi se ende vazhdojnë arsyet e heqjes së Rusisë nga G7 në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
Tusk, në deklaratën për gazetarët, para samitit të G7 në qytetin Biarritz në jugperëndim të Francës, theksoi se samiti është një test i rëndësishëm në aspektin e “solidarizimit dhe bashkimit” në një periudhë kur vazhdojnë luftërat tregtare mes vendeve.
“Luftërat tregtare sjellin recesion ekonomik”, paralajmëroi Tusk, duke potencuar se luftërat në fjalë do të dëmtojnë edhe mjedisin e besimit.
– “Rusia nuk duhet të ftohet në G7”
“Ende vazhdojnë arsyet e heqjes së Rusisë nga G7 në vitin 2014. Madje u shtuan edhe arsye si provokime të reja të Rusisë si ato në Azov”, u shpreh ai në lidhje me riftesën për Rusisë në Samitin e G7.
Ai vlerësoi se Rusia “nuk është duke udhëtuar në rrugëtimin e respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”. Tusk shtoi se vitin e ardhshëm ai do të mundohet që të bind homologët që në vend të Rusisë të ftohet Rusia.
– “Largimi pa marrëveshje është e papranueshme”
Presidenti i Këshillit Evropian, Tusk, tha se nesër do të takohet edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në margjinat e samitit G7, duke theksuar se është i hapur për çdo lloj bashkëpunimi dhe shkëmbim mendimesh në lidhje me largimin nga unioni (Brexit).
“Largimi pa marrëveshje është i papranueshëm”, tha ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...