Përfundimi i raundit të katërtë të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë i mbajtur më 18 prill në Bruksel për çështjen e dinarit nuk dha rezultate drejtë një zgjidhjeje. Kjo ngjalli dyshimet se ky proces po shkon drejtë dështimit, pasi palët nuk po arrijnë pajtueshmëri mbi një propozim të ndërmjetësit, Miroslav Lajçak.
Zëdhësi i BE-së, Peter Stano, tha se rezultatët varën nga aftësia e të dyja palëve.
“Rezultati i bisedimeve të vazhdueshme varet vetëm nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht”, tha Stano për rtv21.
Menjherë pas takimeve kryenegociatorët dhanë qëndrimet e tyre. Kryenegociatori i Kosovës, Besbik Bislimi, takimin e kishte quajtur “të kotë dhe pa rezultate”. Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë,Petar Petkoviq, tha se Serbia “bëri gjithçka për të gjetur zgjidhje”.
Bisedimet e 18 prillit për dinarin u mbajtën nën tensionin e votimit në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës ku Kosova kaloi fazën e dytë me sukses, pavarësisht një fushate agresive të Serbisë kundër Kosovës.
BE-ja kishte paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se mos rezultatet e bisedimeve në Bruksel do të ndikojnë në rrugën integruese për të dyja palët. Por, sa e pengon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mos arritja e një marrëveshje në Bruksel për çështjen e dinarit?
Zëdhënësi i këtij unioni, Peter Stano, tha se dialogu i Brukselit nuk ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Këshilli i Evropës është një organizatë krejtësisht e ndryshme nga BE-ja dhe nuk ka të bëjë fare me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano.
BE-ja ka paralajmëruar shumë shpejtë takimin e radhës midis kryenegociatorëve në Bruksel për dinarin.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...