BE reagon për Saimir Tahirin: Po vëzhgojmë rreptësisht, lufta kundër krimit është prioritet

21:48 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Brukseli ka reaguar për herë të parë në lidhje me tërmetin politik që shkaktoi dalja e emrit të Saimir Tahirit në përgjimet e grupit kriminal të Habiljave.

Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Koçijançiç ka deklaruar se BE do ta ndjekë nga afër çështjen Tahiri duke theksuar se prioritet për Europën është vijimi i luftës kundër krimit dhe reforma në drejtësi.

Më tej ajo lëshoi dhe një mesazh për të gjithë politikën shqiptare duke thënë se lufta kundër krimit të organizuar dhe reforma në drejtësi janë prioritete për Komisionin Europian.

“Ju e dini që Komoisioni Europian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëzhgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organizuar dhe reforma e drejtësisë janë prioritete”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp, e pyetur nga gazetarja e Tvklan./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme