Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.
Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi.
“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.
Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mborjtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19.
Tutje Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit të Kosovës.
Në fund thotë se pas zhvillimeve të djeshme, hapat e radhës duhet të merren në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Pisonero.
All political leaders have now to act responsibly and in the interest of the people of #Kosovo.
The next steps after yesterday´s vote should be taken in accordance with Kosovo’s Constitution (2)— AnaPisonero (@APisoneroECSpox) March 26, 2020
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...