Bashkimi Evropian ka thënë se projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtur të veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e organeve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë, siç është publikuar, paraqet një shkelje të qartë të detyrimeve të Serbisë në kuadër të Dialogut dhe është në kundërshtim me angazhimin e saj të fundit për t’iu rikthyer Dialogut.
‘Që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë detyrime të qarta lidhur me juridiksionin e tyre përkatës. Projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë [për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtur të veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e organeve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë, siç është publikuar, paraqet një shkelje të qartë të detyrimeve të Serbisë në kuadër të Dialogut dhe është në kundërshtim me angazhimin e saj të fundit për t’iu rikthyer Dialogut”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Tutje theksohet se ”BE-ja i kujton Serbisë se ajo është e detyruar nga të gjitha Marrëveshjet e Dialogut si pjesë integrale e integrimit të saj në BE dhe i bën thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë projektligjin në përputhje me këtë”. /rtv21
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...