BE pret pëlqimin e Kosovës për Komunitetin e Transportit të Ballkanit Perëndimor

13:01 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Në Bruksel është duke u shpresuar për të themeluar në korrik Komunitetin e Transportit të Ballkanit Perëndimor, i cili do të jetë e harmonizuar me BE-në. Për këtë mungon vetëm pëlqimi i Kosovës. Disa shtete anëtare të BE-së kërkojnë që Kosovës t`i bëhet presion.

Balada tetë-vjeçare e krijimit të Komunitetit të Transportit të Evropës Juglindore do të duhej të marrë fund përfundimisht më 12 korrik në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, sipas DW

Në fillim të qershorit, inicialet e tyre për marrëveshjen kanë vënë përfaqësuesit e Serbisë, e cila deri më tani ka qenë pengesa kryesore për marrëveshje për shkak të mosmarrëveshjeve rreth asaj se si do të përfaqësohet Kosova në të.

Kështu që, pengesa më e madhe dhe e vetme ka mbetur te Kosova. Në mbledhjen e grupit të punës të BE-së për Ballkanin Perëndimor në fillim të javës në Bruksel, përfaqësuesit e disa vendeve kërkuan nga Komisioni që të marrë masa të ashpra ndaj Kosovës që të pranojë marrëveshjen mbi transportin dhe infrastrukturën. Nga protokolli konfidencial i takimit në të cilin DW ka qasje tregon se qëndrimin më të ashpër e ka Mbretëria e Bashkuar, ndërsa Italia është shumë e interesuar që marrëveshja të nënshkruhet zyrtarisht pikërisht në Trieste.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian Nikolas Sendrovic, Zëvendës Shef i Njësisë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për anëtarësim, e konsideron si mundësi reale që pëlqimi i Kosovës të merret deri më 12 korrik. Ai në diskutim theksoi se presioni mund të jetë kundërproduktiv, ndërsa “situata të qetësohet” pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Komuniteti i transportit të Evropës Juglindore, në fakt i referohet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë hyrjen në BE; Kosova, Shqipëria,Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme