Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka hedh dyshime në lidhje me deklaratat “kundërthënëse”, siç i quan ajo, të Bashkimit Evropian për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Osmani ka thënë se ishte vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e cila në Kuvendin e Kosovës kishte kërkuar që Asociacioni të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurse dje kërkoi që kjo të bëhet mbi bazën e marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015.
Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta sqarojë këtë kthim mbrapa të këtij procesi.
“Prandaj, kërkesa e djeshme që ky statut të bëhet sipas marrëveshjes së gushtit 2015 mund të interpretohet si kërkesë për të ndryshuar kushtetutën e Kosovës”, ka përfunduar deputetja Osmani.
Mirëpo, një gjë e tillë ishte mohuar ditë më parë nga shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.
Ai në një intervistë për lajmi.net, pati thënë se askush nuk ka kërkuar nga Kosova që të bëjë ndryshime kushtetuese për Asociacioni. Sipas Arifit zyrtarët e BE-së thonë se Bashkësia e Komunave me shumicë Serbe duhet të bëhet sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
“Mogherini gjatë vizitës së saj në Kosovës, në vitin 2016, publikisht ka thënë se statuti dhe Asociacionin duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës. Ky është qëndrim i bashkësisë ndërkombëtare. Marrëveshja e Brukselit e parasheh që kjo të shkojë në Gjykatë Kushtetuese direktiva dhe statuti i Asociacionit dhe kjo do ndodhë”, ka thënë ai.
Tutje, Arifi ka thënë se Kosova është e interesuar që ta përmbyllë çështjen e Asociacionit më herët se ç’është paraparë nga Bashkimi Evropian, katër muaj, mirëpo insiston që kjo do të bëhet vetëm në përputhje të plotë me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. /Lajmi.net/
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...