Bashkimi Evropian (BE), ka porositur se përfshirja e Komisionit të Venecias nuk është paraparë në marrëveshjet e dialogut e që lidhen me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sidoqoftë, nga Brukseli nënvizohet se i takon Kosovës si palë në Komisionin e Venecias që të kërkojë këshilla juridike lidhur me projektligjet apo legjislacionin në fuqi, duke përfshirë edhe Projekt Statutin Evropian për Asociacionit.
Këto reagime të zyrtarëve evropian vijnë pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurt i tha emisarit evropian për dialog, Miroslav Lajçak, që draftstatutin evropian ta përcjellë në Komisionin e Venecias.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i BE-së Peter Stano porositi se BE-ja si dhe shtete e Quintit e kanë bërë shumë të qartë qëndrimin dhe pritjet e tyre për hapin e ardhshëm që Kosova duhet të ndërmarrë në procesin e zbatimit të dy Marrëveshjeve të Brukselit në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kjo sipas tij, nënkupton dorëzimin e Draft Statutit Evropian në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë si dhe për Gjykatën Kushtetuese ta shpallë kërkesën e pranueshme.
“Draft Statuti Evropian u shkrua nga ekipi i emirit evropian së bashku me ekspertë të njohur ligjorë ndërkombëtarë, si dhe ekspertë nga Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA-ja, pasi palët nuk ishin në gjendje të angazhoheshin vetë në një proces hartimi”, nënvizoi Stano.
Pasi që ky draft në tetor të vitit të kaluar iu prezantuar kryeministrit kosovar dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, gjithnjë sipas Stanos, Kosova duhet të ndërmarrë hapat e ardhshëm në përputhje me Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?