Bashkimi Evropian ka njoftuar të enjten se rezoluta e Kuvendit të Kosovës me të cilën bëhet thirrje për suspendimin e dialogut me Beogradin nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe u ka bërë thirrje të gjithë akterëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë dialogun.
“Rezoluta e miratuar në Parlamentin e Kosovës me të cilën bëhet thirrje për suspendimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në pajtim me atë me të cilën Kosova në mënyrë konstante është obliguar”, ka thënë zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijanqiq.
Ajo ka shtuar se Kosova gjithmonë ka qenë fuqishëm e angazhuar ndaj dialogut dhe normalizimit të mëtejmë të marrëdhënieve me Serbinë për shkak të qytetarëve të saj dhe për shkak të kësaj progresi në dialog është parakusht në avancimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.
“U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë që në mënyrë konstruktive të angazhohen në dialog, të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e deritanishëm dhe në këtë mënyrë të ecin përpara si në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, po ashtu edhe në perspektivën evropiane”, thuhet në komunikatë.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...