Google ADS

BE: Parregullsitë në zgjedhje filluan me numërimin e votave

10:06 | 24 Janar 2020
Arbresh.info

BE ka prezantuar Raportin Final dhe Rekomandimet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë të mbajtura më 6 tetor.

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel tha se fushata zgjedhore dhe procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në vend kanë qenë të rregullta, shkruan arbresh.info.

Por sipas saj më pak pozitivisht është votuar numërimi i votave.

“Zgjedhjet e 6 tetorit ishin zgjedhjet e 4-ta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, të gjitha kanë qenë të jashtëzakonshme. Fushata ka qenë e gjatë, procesi zgjedhor para ditës së zgjedhjeve ka qenë i rregullt dhe transparent, kemi vlerësuar në mënyrë pozitive votimin dhe pak më pak pozitive numërimin”, ka thënë ajo.

Ajo treguar se çka ka ndikuar në vonim të rezultateve.

“Rezultatet preliminare pas ditës të zgjedhjeve është besuar por pas kësaj ditë është ndikuar nga mungesa e vendimeve me kohë të KQZ-së, trajtimi jo ekifas i ankesave, nga PZAP dhe vendimeve kundërthënës të Gjykatës, këto kanë pas ndikim në rezultate përfundimtare dhe kanë vonuar certifikimin”, ka thënë ajo.

Sipas saj gjithsej 108 e ka kanë përcjellë procesin zgjedhor.

“BE ka vendosur një mision vëzhgues të zgjedhjeve vetëm pas ftesës nga presidenti i Kosovës,. Ne kemi pas një ekip prej 9 ekspertesh që kanë qen këtu në Prishtinë dhe 18 vëzhgues afatgjatë që kemi pas gjithandej Kosovës, gjithsej kemi pas 108 vëzhgues afatshkurtër, pastaj vëzhgues vendor, nga radhët e përfaqësueseve të ambasadave të BE-së dhe anëtarë të Parlamenti ynë. Mandati ynë ka qenë që të bëjmë një vëzhgim të pavarur dhe objektiv”, ka shtuar ajo.

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE ka prezantuar edhe disa nga 23 rekomandimet e raportit të BE-së.

“BE ka sjellë raportin me 23 rekomandime, së pari në të ardhmen nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme duhet të shpallen dy muaj më herët që të bëhet përgatitjet me kohë, ne rekomandojmë që të krijohet pozita partiake e anëtarit të Komisionit të vendvotimit, së treti edhe pse numri i votave të pavlefshme ka qenë më i vogël është shqetësues sepse ka të bëj me edukimin e  votueseve, “, ka thënë ajo.

Kujtojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend janë mbajtur më 6 tetor të vitit 2019. Këto zgjedhjet erdhëm pas dorëheqjes së ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme