Bashkimi Evropian ashtu sikurse edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë prapa asaj që vija kufitare e Kosovës me Malin e Zi është ajo për të cilën është nënshkruar marrëveshje mes dy shteteve.
Drejtoresha e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë Angelina Eichhorst ka thënë sot pas një vizite që ka zhvilluar në Kosovë se pozicioni i BE-së në këtë drejtim nuk ka ndryshuar aspak, shkruan arbresh.info.
Ndërkohë, kryeministri Haradinaj me të ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës ka thënë se e kundërshton demarkacionin në formën në të cilën është nënshkruar.
Ai madje dje ka fyer gazetarët se nuk po kuptojnë anglisht kur është pyetur nga ata se si do t’ia bëjë me këtë çështje kur dihet se ShBA-të konsiderojnë se vija kufitare është e saktë ashtu siç arritur marrëveshja mes Kosovës e Malit të Zi.
Eichhorst ka thënë se BE ia ka bërë të qartë edhe sot kryeministrit Haradinaj gjatë takimit që ka pasur me të se BE nuk ndryshon pozicion.
“Pozicioni që kemi si BE nuk ka ndryshuar dhe ne e konsiderojmë si shumë të rëndësishme që marrëveshja për demarkacionin duhet të ratifikohet. Këtë shumë qartë ia kam bërë me dije kryeministrit, e kam diskutuar me të dhe këto janë pritjet tona”, ka thënë Eichhorst.
/arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...