Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen e letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, lidhur me hezitimin e Serbisë për zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
Stano ka thënë se nuk ka çfarë të shtojë më shumë sesa deklaratat e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Vetë Lajçak ka thënë ditë më parë në Kosovë vetëm se “letra është tërhequr”.
Megjithatë, pak dihet se si është tërhequr letra, kur ka ndodhur kjo.
Serbia, në anën tjetër, nuk e ka konfirmuar këtë veprim.
“Në emër të BE-së nuk kam çfarë t’i shtoj asaj që tha i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak në takimet në Prishtinë, javën e shkuar, dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Pse, kur dhe si ndodhi kjo, nuk është diçka që na takon neve, por u takon autoriteteve të Serbisë t’i adresojnë këto pyetje. Mund të përsëris qëndrimin e BE-së që është i vazhdueshëm që nga dita e parë e Marrëveshjes së Ohrit, e ajo është se të dyja palët kanë obligim të zbatojnë Marrëveshjen, e cila është ligjërisht obliguese. Të dyja palët duhet të punojnë pa vonesa në zbatimin e saj”, ka thënë Stano.
Sipas tij, asnjëra palë nuk do të mund të bëjë hapa përpara drejt integrimeve evropiane, nëse nuk e zbaton këtë Marrëveshje.
Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në mars të atij viti për një aneks zbatimi.
Ndonëse palët nuk i kanë nënshkruar ato marrëveshje, BE-ja insiston që ato janë ligjërisht obliguese.
Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Lajçak ka thënë gjatë vizitës në Kosovë se është arritur pajtueshmëri për një rund të ri të dialogut mes dy vendeve, në nivel kryenegociatorësh, por pa përmendur datën.
Më 10 shtator, ai është takuar në Beograd edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak nuk është deklaruar për mediat, ndërsa Vuçiq ka paralajmëruar se do t’i prezantojë kërkesat që ka Serbia për shkak të atyre që i ka konsideruar “sulme substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.
Ai i thënë së fundmi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se konsideron që shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë gati për normalizim.
Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, prej vitit 2011.
Palët kanë arritur disa marrëveshje, por deri tash vetëm disa janë zbatuar./rel
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit