Bashkimi Evroopian ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale serbe.
BE ka thënë se është në kontakt me Prishtën dhe Beogradin, si dhe me KFOR-in, për të mësuar se çfarë ka ndodhur në këtë rast.
”Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë aktualisht, zëdhënësi i Bashkimit Europian në një përgjigje për Klan Kosovës.
Tutje ai ka përsëritur thirrjen e BE-së, ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që do mund të çonte në tensionim të situatës.
”Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...