Parlamenti Europian ka miratuar Rregulloren për Themelimin e IPA-së III nga e cila vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia do të kenë në dispozicion 14,2 miliardë si ndihmë për reformat që duhet të bëjnë këto vende për t’u përgatitur për të hyrë në Bashkimin Europian.
Këto fonde do të mbështesin implementimin e reformave në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Turqi për periudhën 2021-2027, njofton Klan Kosova.
“Qëllimi kryesor i IPA III është që të ndihmojë këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, juridike, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara për të qenë në përputhje me vlerat e Unionit dhe për t’u përshtatur në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-së”, thuhet në një njoftim të Parlamentit Europian.
Po ashtu, Parlamenti Europian ka thënë se ky fond mund të ndryshojë apo të suspendohet nëse s’ka respekt mbi vlerat “fundamentale” të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit.
“Si rezultat, pranimi i këtyre fondeve nga IPA do të bëhet i kushtëzueshëm ndaj një vendi që s’i respekton këto vlera”.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë