Bashkimi Evropian në Kosovë ka mirëpritur miratimin e Ligjit për dhunën në familje, dhunën me bazë gjinore dhe dhunën ndaj grave nga Kuvendi i Kosovës më 21 shtator.
Sipas BE-së, ky është një hap përpara drejt një sistemi më efikas për parandalimin e dhunës së tillë dhe mbrojtjen e të mbijetuarve.
“Ai parashikon përgjegjësi dhe masa mbrojtëse të përforcuara institucionale, siç parashikohet në Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Sipas këtij reagimi, është thelbësore për Kosovën që tani të zbatojë me shpejtësi ligjin në përputhje me Kodin Penal, Konventën e Stambollit dhe legjislacionin e BE-së.
“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të ndajnë burimet e nevojshme dhe të garantojnë një proces gjithëpërfshirës të konsultimeve publike për hartimin e akteve nënligjore, duke përfshirë siç duhet organizatat e shoqërisë civile. BE-ja në Kosovë rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur Kosovën në zbatimin e ligjit”, thuhet në reagimin e BE-së./rtk
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...