BE miraton ndihmë shtetërore për Greqinë, përfiton Maqedonia e Veriut dhe ndoshta edhe Kosova

23:42 | 18 Qershor 2021
L G

Komisioni Evropian miratoi 166.7 milionë euro mbështetje publike ndaj Greqisë për ndërtimin e terminalit LNG në Alexandroupolis, i cili është vendosur të përdorë gazin amerikan.

Kurse Maqedonia e Veriut së fundmi është bërë palë e interesuar projekt, ndërsa Kosova po negocion me qeverinë greke dhe autoritetet e SHBA-ve gjithashtu për përdorimin e gazit për një termocentral, raporton Dtt.net, transmeton Klankosova.tv.

Gazi natyror transportohet në gjendje të lëngët duke përdorur cisternat e gazit LNG.

Në terminalet LNG, gazi natyror i lëngshëm kthehet përsëri në gjendje të gaztë (rigasifikohet) pasi shkarkohet nga anijet dhe më pas shpërndahet në të gjithë rrjetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme