Në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit pritet që ketë prezencë të madhe të vëzhguesve si vendor ashtu edhe ata ndërkombëtarë.
Ndërkaq në komunat veriore të Kosovës, rol më aktiv do të kenë vëzhguesit e BE-së, të cilët pritet të kenë qasje të plotë për ndryshim prej vëzhguesve vendorë si nga ata të KQZ-së por organizatave jo qeveritare.
Bashkimi Evropian kësaj here ka vënë në dispozicion një numër të madh të vëzhguesve të cilët do të vendosën në qendrat e votimit në veri por edhe pjesët tjera të Kosovës.
Sarah Crozier zëdhënëse e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian, në një përgjigje për Indeksonline, ka konfirmuar pjesëmarrjen në mënyrë aktive të këtij misioni në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Vëzhguesit e Bashkimit Evropian do të jenë prezent ditën e zgjedhjeve edhe në komunat veriore të Kosovës. Në total Bashkimi Evropian do të ketë 100 vëzhgues anë e mbanë Kosovës, ku do të jenë prezent në qendrat e votimit”, ka shkruar zëdhënësja Crozier.
Bazuar në zgjedhjet e kaluara, komunat veriore nuk njihen për zgjedhje të lira dhe demokratike, për shkak të presioneve që është ushtruar në qytetarët e asaj pjese, si nga udhëheqësit serb ashtu edhe nga vetë zyrtar të Beogradit.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...