Bashkimi Evropian e konsideron mbylljen e sotme të nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, si një hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar, i cili sipas BE-së shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut.
“Si pjesë e Marrëveshjeve në lidhje me Telekomunikacionet, të arritura në vitin 2013 dhe Planit të Veprimit të rënë dakord në 2015, të dyja palët ranë dakord që shërbimet postare t’i diskutojnë “në një fazë të mëvonshme”, duke pranuar kështu se çështja mund të trajtohet vetëm brenda kornizës së Dialogut. Këtë e ka pranuar sërish sot Autoriteti Rregullativ i Shërbimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës për media të BE-së.
Bashkimi Evropian thekson se është i gatshëm ta përfshijë këtë çështje në agjendën e takimit të ardhshëm të Dialogut.
BE thotë se pret që palët të zhvillojnë ide konstruktive që mund të shërbejnë si bazë për zgjidhje.
“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë apo ndonjë çështje tjetër që i përket procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese të serbëve të Kosovës, pa ndonjë marrëveshje të re të rënë dakord paraprakisht, do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti”, , theksohet në komunikatë.
BE i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja./rtk/
LEXO EDHE:
Policia konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri
Aksioni për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë në veri, policia ndalon dy persona
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin