Bashkimi Evropian mbështetë punën e Gjykatës Speciale, por nuk komenton për situatën që do të mund të krijohet nëse si të akuzuar mund të gjenden udhëheqës të institucioneve të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Ndërkohë që mbështesim punën e Dhomave të Specializuara, kurrë nuk komentojmë procedurat gjyqësore dhe nuk spekulojmë mbi punën e gjykatave,” është shprehur zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, për arbresh.info.
Faktorë tjerë ndërkombëtar që janë deklaruar pas funksionalizimit të plotë të Gjykatës Speciale janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.
Ata presin që individët dhe institucionet kosovare të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale.
ShBA-ja ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e plotë rreth funksionimit të Dhomave të Specializuara brenda mandatit që ka dhe në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se nisja e punës së kësaj Gjykate nuk ka nevojë ta gjejë Kosovën me institucione të formuara, pasi do të akuzohen individë dhe jo bartës të funksioneve apo të pozitave shtetërore.
Gjykata Speciale për krime të pretenduara të luftës në Kosovë, që nga koj javë është funksionalizuar tërësisht, pas miratimit të rregullores së Procedurës dhe të Provave, dhe kalimit të afatit ligjor për hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, shkruan arbresh.info.
Me hyrjen në fuqi të Rregullores, nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё pjesё e sistemit gjyqёsor tё Kosovёs. Dhomat pёrkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato u formuan nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.
Dhomat janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Ligji mundёson qё proceset gjyqёsore tё mbahen jashtё Kosovёs. Dhomat e Specializuara e kanё selinё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё), dhe punёsojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjёs ndёrkombёtarë./arbresh.info/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...