Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të enjten se Kosova do të heqë tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.
Këtë vendim të kryeministrit e ka mirëpritur Bashkimi Evropian që e ka quajtur hap pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale, transmeton portali arbresh.info.
“Ne e mirëpresim këtë njoftim si hap të parë dhe mezi presim të shohim më shumë detaje. Ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e Dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.
Tutje BE thotë se është humbur kohë shumë dhe duhet të krijohet një mjedis i favorshëm që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi, si dhe është njoftuar gatishmëria e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell si lehtësues i dialogut.
“Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që Dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave. Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendës / Presidenti Josep Borrell është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësuesi i Dialogut në emër të BE-së”./arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi