Është shumë herët të diskutohet përmbajtja e marrëveshjes së mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kështu shkruan sot agjencia e lajmeve serbe tanjug.
“Çfarëdo marrëveshje që arrihet për zgjidhjen e problemit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është një marrëveshje që mund të shfrytëzohet si model vetëm nga të dyja vendet, dhe nuk mund të jetë një model për marrëveshje tjera” kështu i kanë thënë burime diplomatike mediumit serb.
Sipas tyre kjo marrëveshje duhet të jetë një kontribut për stabilitet dhe progres të Ballkanit Perëndimor drejtë integrimit në Bashkimin Evropian, transmeton Gazeta Express
Ndryshe ideja e shkëmbimi të territoreve është kundërshtuar ashpër në Kosovë, ndërsa Vuçiq ka deklaruar se të dyja shtetet janë larg arritjes së një marrëveshjeje.
Ka qenë qëndrimi i këshilltarit të Donald Trump që ka befasuar të gjithë, duke thënë se nëse Serbia dhe Kosova merren vesh për shkëmbim territoresh atëherë SHBA-të nuk do të ndërhyjnë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...