Zëdhënësi i komisionit të jashtëm, Peter Stano, nëpërmjet një mesazhi në Twitter tha, se e mirëpret faktin që Presidenti i Kosovës ka vendosur të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“BE mbështet fuqimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është thelbësor si një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundimin e ligjit, i cili nga ana tjetër është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi.”
Pas dorëheqjes së Presidentit Thaçi, ne kemi besim te përfaqësuesit e Kosovës për të siguruar vazhdimësinë e institucioneve, në përputhje me ligjet e Kosovës, përfundon Stano.
Debati për presidentin
Pas paralajmërimit të dorëheqjes së Presidentit Thaçi shtrohet pyetja se si do të vazhdojë më tej me koalicionin e deritanishëm, pasi AAK ka kërkuar që kryetari i kësaj partie të bëhet president. Ky post për momentin mbahet nga Vjosa Osmani, kryetarja e parlamentit.
DW mësoi nga qarqe qeveritare në Berlin se Gjermania, e cila është edhe kryetare re radhës së BE-së, favorizon një zgjidhje që nuk provokon zgjedhje të reja në Kosovë, çka do ta shtynte edhe më tej vendimmarrjen për çështje të rëndësishme, siç është sidomos ajo e dialogut.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...