BE kërkon prokurorë specialë për gjykimin dhe dënimin e krimeve të zgjedhjeve

12:12 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE në Kosovë, Alojz Peterle ka prezantuar në një konferencë për shtyp Raportin Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017.

Peterle ka paraqitur disa rekomandime të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare e të cilat siç tha ai, duhet zbatuar në procesin e ri zgjedhor, që janë zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ai ka kërkuar ndër të tjera që të ketë prokurorë speciale që do t’i gjykonin dhe dënonin krimet gjatë zgjedhjeve.

“Duhet të zgjidhen prokurorë specialë për t’i gjykuar dhe dënuar krimet gjatë zgjedhjeve”, ka thënë Peterle.

Ai po ashtu ka rekomanduar që të bëhet edukimi i votuesve dhe po ashtu mediat të mbajnë qëndrim neutral e të mos e mbështesin një parti apo një tjetër./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme