Bashkimi Evropian, përmes zëdhënëses Maja Kocijançiq, u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë Kuvendin, të zgjedhin kryetarin e tij dhe të krijojnë qeverinë “sa më parë që të jetë e mundur”.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re duhet të punojë drejt reformave që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë, të sigurojë liberalizimin e vizave, të luajë rolin e saj në rajon dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Kocijançiq për gazetarët në Bruksel.
“Të gjitha këto janë kërkesa thelbësore për Kosovën për të përparuar në agjendën e saj evropiane”, shtoi Kocijançiq.
Kosova nuk ka arritur ende të krijojë institucionet e reja pas zgjedhjeve paralmentare të 11 qershorit. REL
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja
A kemi ushqime që ndikojnë në jetëgjatësi?
Microsoft tani ka një tastierë të re
10 këshilla që ju duhen në jetë
Ngordh Perry, gomari që ishte frymëzim për personazhin e fil...
Plagoset me armë zjarri 40 vjeçari në Fier, në kërkim autori