Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ditë më parë kishte marrë vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Ky vendim ka zgjuar reagim të shumta nga mediat vendore, organizata vendore e ndërkombëtare si dhe të ambasadave të shumta në Kosovë si dhe së fundi edhe të Bashkimit Evropian (BE).
Përmes një postimi në rrjetin social në Twitter nga Bashkimi Evropian kanë thënë se janë të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës, si dhe janë duke i monitoruar nga afër zhvillimet e fundit.
“Të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës. BE-ja po e monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja u përqendrua veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias”, kanë thënë nga BE.
Po ashtu në reagim thuhet se BE-ja mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...