BE-ja tregohet e butë me reagim ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve të serbëve

14:49 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.

Kështu deklaroi të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur është pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ndaj serbëve që tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi.

Por, BE-ja po i përgjithëson reagimet ndaj fyerjeve serbe, për shqiptarët, raporton Arbresh.info.

“Do të duhej të ishte e qartë për të gjithë përfaqësuesit e vendeve të cilat kanë aspirata për t’u anëtarësuar në BE, se ata do të duhej të përmbushin obligimet e tyre për të forcuar raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Këto janë vlera të cilat i mbron dhe avancon BE-ja. Liderët politikë duhet vërtetë të jenë shembull duke zgjedhur që të punojnë së bashku, të promovojnë bashkëpunimin dhe klimën e besimit të ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit, e jo të japin deklarata që shkojnë në të kundërtën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Me këtë reagim zyra e Bashkimit Evropian nuk është se kanë qenë të ashpër ndaj politikanëve serbë që fyen popullin e Kosovës dhe fiktimat e luftës.

Ndryshe, politikanët në Kosovë nuk është se janë shprehur kështu për serbët.

Ministrat serbë Aleksandar Vulin e Ivica Daçiq ditëve të fundit kanë fyer shqiptarët, por edhe kanë kërcënuar. Vulin në vazhdimësi iu referua shqiptarëve me termin fyes “shqiptari”, kurse Daçiq në një formë kërcënoi serbët që tregojnë për varret masive të shqiptarëve nëpër Serbi. Daçiqi në një emision televiziv pyeti “se çfarë të bëhet me serbët që bëjnë budallallëqe dhe u tregojnë shqiptarëve për varet e tyre nëpër Serbi”. Kjo u vlerësua si kërcënim për serbët që të mos tregojnë vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve./Arbresh.info/

Hoti kërkon reagimin e BE dhe Amerikës ndaj deklaratave të Vulinit

BE ia tërheq vërejtjen Serbisë, pas deklaratave të Daçiqit dhe Vulinit: Po e dëmtoni pajtimin e popujve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme