Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë mohuar se vetëm kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte ai që në takimin e së enjtes ka prezantuar dokument në tryezën e bisedimeve.
Ata insistojnë se BE në të vërtetë ka pasur propozim të cilin ua ka dorëzuar palëve qysh në muajin qershor, dhe se më pas, i dërguari i posaçëm evropian për dialog Miroslav Lajçak kishte zhvilluar 7 raunde takimesh të ndara në lidhje më këtë propozim.
“Pohimi i kryeministrit Kurti se propozimi i tij ka qenë i vetmi në tavolinë është thjeshtë i pasaktë”, ka deklaruar një zyrtar evropian duke reaguar në deklaratat e kryeministrit kosovar në fund të takimit të pasuksesshëm në Bruksel.
Zyrtarët kanë zbardhur para gazetarëve përmbajtjen e këtij propozimi për të cilin thuhet se iu është dorëzuar palëve në qershor.
Ky dokument mban datën e 19 korrikut dhe i njëjti parasheh që procesi i zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt noromalizimit të nisë me “Hapjen e procesit negociues për Statutin e instrumenteve për vet menaxhim të Serbëve në Kosovë“.
Paralelisht më këtë Serbia më nuk do insistonte në përdorimin e fusnotës. Hapi i ardhshëm do ishte mbyllja e negociatave për statutin e instrumenteve për serbët e Kosovës që do pasonte me përkushtimin e palëve të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëra tjetrës.
Parashihet tutje vendosja e instrumenteve të vet-menaxhimit të serbëve përfshirë këtu edhe shuarjen e strukturave të kontrolluara nga Serbia.
Pika e ardhshme paraqet njohja e dokumenteve dhe simboleve kombëtare.
Do vinte më pas, miratimi i udhërrëfyesit për zbatimin e detyrimeve nga marrëveshjet e mëhershme pasuar me formalizimin e statutit të Kishës Ortodokse të Serbisë në Kosovë.
Pas këtij moenti parashihen aranzhimet për shkëmbimin e misioneve të përhershme e pas kësaj Serbia nuk do kundershtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Sipas propozimit evropian, në fund, do nisnin negociatat për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, e ligjërisht obliguese për normalizimin të raporteve.
Zyrtarët evropian të cilët hodhën poshtë pohimet e kryeministrit Kurti, nuk u përgjgijën në pyetjen nëse ky dokument ka qenë i prezantuar në takimin e të së enjtes, e as nëse është pikërisht ky propozim të cilin e ka pranuar Serbia por e ka refuzuar Kosova, ashtu siç kishte deklaruar një ditë ë parë shefi I diplomacisë evropiane Josep Borrell.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin