Google ADS

BE-ja shumë shpejt të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën

21:30 | 13 Prill 2021
L G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetaren Shqipe Mjekiqi -Sadiku, kanë zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të lartë të BE-së, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Olivér Várhelyi, Zëvendëskryetarin e Grupit të PPE për Zgjerim, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësi Jugore në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev, dhe një numër eurodeputetësh e raportuesish nga Parlamenti Evropian.

Përfaqësuesit e BE-së vlerësuan lart pjesëmarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e votimit dhe përgëzuan kryetarin Abdixhiku për rolin konstruktiv që LDK ka luajtur duke i hapur rrugë zgjedhjes së Presidentes.

Po ashtu, njoftuan kryetarin Abdixhiku që BE-ja është duke finalizuar përpjekjet që, përveç kanalit COVAX, shumë shpejt të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit.

Kryetari Abdixhiku falënderoi përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen që ka dhënë BE për Kosovën duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit dhe një përshpejtim të procesit të integrimit. /arbresh.info/

Të ngjashme