Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë se janë duke vëzhguar situatën nga afër në Kosovë.
“Dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, është shprehur Stano.
Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes, sikur në situatën aktuale.
“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me presidentin Vuçiq, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve ai do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për të adresuar këtë çështje”, deklaroi Stano.
Ai shton se si BE, presin nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, që të krijojnë një mjedis të favorshëm për të arritur pajtimin nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
“Kjo është kruciale për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që ne po provojmë të lehtësojmë, sepse kjo është do ta bëjë të mundshme përfundimisht normalizimin e marrëdhënieve”, deklaroi Stano./arbresh.info/
Kosova zbaton marrëveshjen e 2016’tës për targat, Policia vendoset në mbikqyrje në pika kufitare
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...