Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një përgjigjeje për arbresh.info tha se puna e dialogut do të vazhdojë, po ashtu u bënë thirrje të dyja palëve që të kenë kujdes me deklarata të tyre, shkruan arbresh.info.
“Puna për Dialogun vazhdon, ne do të shpallim datën dhe agjendën e një takimi tjetër në Bruksel kur është e përshtatshme. Bashkimi Evropian u bën thirrje të dy Palëve në Dialog, dhe pret prej tyre, të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që janë të dëmshme për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre dhe nuk kontribuojnë në një progres të suksesshëm në Dialog”, tha Borrel.
Tutje Borrel deklaroi se pret nga Prishtina që të jenë më konstruktivë në mënyrë që dialogu të vazhdojë.
“BE dhe shtetet e saj anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE dhe të shfrytëzojnë mundësinë përpara tyre për ta sjellë këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”, tha Borrel për arbresh.info.
Qeveria e Kosovës ditë më parë pati paralajmëruar masa reciprociteti për secilin shtet përfshirë edhe Serbinë, masa këto në secilën fushë ku siç thotë qeveria “aty, ku ka veprime të njëanshme, të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara”.
Pas paralajmërimit të qeverisë së Kosovës për rikthimin e mundshëm të reciprocitetit në rast se ka veprime të njëanshme nga Serbia, ka pasur reagime nga zyrtarë serbë.
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriq, që ishte edhe drejtor i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, e quajti si kërcënim. Gjuriq ka thënë se paralajmërimi i Kosovës për kthimin e masave të reciprocitetit është “gjuhë e ultimatumeve dhe shantazheve”./ S.D/arbresh.info/
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse