Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në Kosovë.
Nga BE thonë se janë në pritje të publikimit të plotë të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me shpalljen e pavlefshme të votës së deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti.
Zyra për media e Bashkimit Evropian në një përgjigje për klankosova.tv ka deklaruar se BE-ja do të vazhdojë ta promovojë me të gjithë në Kosovë agjendën për integrime evropiane.
“Ne jemi duke e pritur aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Tani u takon institucioneve të Kosovës të vazhdojnë me hapat e duhur në përputhje me vendimin”.
“BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë për të promovuar agjendën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme”.
Bashkimi Evropian i bën thirrje gjithashtu Kuvendit të Kosovës që paraprakisht të miratojë buxhetin për vitin 2021.
“Është veçanërisht e nevojshme dhe e rëndësishme që buxheti i vitit 2021 të miratohet nga ky Kuvend sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndërsa, sa i përket dialogut, në BE theksojnë se janë të angazhuar në këtë proces me të dyja palët si atë të Kosovës dhe atë të Serbisë.
“Për Kosovën dhe Serbinë, rruga e tyre drejt BE-së kalon përmes dialogut’’.
‘’Ne vazhdojmë të presim që Kosova të respektojë dhe zbatojë të gjitha marrëveshjet e kaluara”, thonë për klankosova.tv, nga Zyra për media e BE-së.
Më 21 dhjetor, Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin i cili e shpall të pavlefshme votën e Etem Arifit ku si rezultat i kësaj, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Sipas vendimit të Kushtetueses, zgjedhjet janë të parapara të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes nga ana e presidentes në detyrë, njofton Klan Kosova.
“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pas kësaj ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka filluar të mbajë takime për dy ditë me radhë më përfaqësues të partive politike të Kosovës.
Me ta Osmani bisedoi për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Ndërsa, është vet kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ai i cili e pranoi pa komentim vendimin e Kushtetueses për shkarkimin e tij.
Ai iu tha mediave dy ditë më parë se do ta vazhdojë punën në detyrë derisa të zgjidhet qeveria e re, njofton Klan Kosova./Arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...