Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vucic do të takohen sërish të mërkurën, më 18 korrik, në kuadër të dialogut për normalizimin e marëdhenieve bashkë me shefen për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.
Kjo thuhet se do të takojë presidentët për t’u siguruar rreth marrëveshjes obligative mes dy palëve.
Kështu ka njoftuar sot zyra për informim për Punë të Jashtme, Politike dhe Sigurinë e BE-së.
“Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Punëve të jashtme dhe Politikave të Sigurisë, si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian do të takojë javën e ardhshme më 18 korrik, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic në kontekst të vazhdimit të lehtësimit nga Evropa të dialogut. Ajo do të shqyrtojë me ta progresin në diskutimet mbi marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit deri tani dhe të planifikojë hapat dhe takimet e ardhshme, me qëllim që të sigurohet që puna mes të dy palëve të vazhdojë me ritëm të intensifikuar”, thuhet në njoftimin për media të BE-së.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...