Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë do të udhëtojë për në Bruksel.
Kjo kërkesë Hotit i erdhi nga i dërguara i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak i cili po qëndron në Kosovë, raporton Arbresh.info.
Arbresh.info merr vesh nga burimet brenda Zyrës së BE-së, se kjo kërkesë ju adresua shefit të qeverisë gjatë takimit me Lajçak.
“Përmes zyrës se Bashkimit Evropian kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit i është kërkuar që para vizitës në ShBA, të vizitojë Brukselin si ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë -Serbi që nga nisja e negociatave” ka thënë ky burim.
Nuk dihet nëse shefi i qeverisë Kosovare do të pranojë këtë kërkesë nga BE-ja, që së pari ta vizitojë Brukselin e më pas.
Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur ftesën e tij për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, që para ShBA-së, të vizitojë Brukselin.
“Ne patëm një mbledhje shumë produktive me kryeministrin dhe zëvendësministrat, unë i njoftova ata me planin tim si të procedojmë me dialogun dhe elementet kryesore të cilat i kam përmendur, por sigurisht e respektoj rendin kushtetues të qeverisë në dialog dhe dialogu i ndërmjetësuar nga BE është një ndër prioritetet e qeverisë së Kosovës. I thash kryeministrit për pritjet tona dhe kam ftuar kryeministrin të vizitojë Brukselin dhe pastaj do t’i takojë të gjithë politikanët e rëndësishëm të partive politike në Kosovë dhe t’iu themi detaje më shumë se çfarë ne presim nga ky dialog.”.
“Është një mundësi e mirë për të shënjuar edhe një hap në kur dialogu i ndërmjetësuar nga BE po hyn në vitin e 10-të, është dialog që bëhet në kuadër të rezolutës të OKB-së dhe ky dialog ka dhënë rezultate konkrete për njerëzit e Kosovës dhe pa ndërmjetësimin e BE-së nuk do të ishte e mundur dhe ne jemi duke u munduar të vendosim procesin në një përfundim të suksesshëm. Rruga e Kosovës në BE kalon kah normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Unë dua që Kosova të avancojë në këtë pikë dhe kjo nuk mund të bëhet nga askush tjetër përveç Bashkimit Evropian”, kishte deklaruar Lajçak pas takimit me Hotin.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë marrë në dorë drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe gjetjen e një marrëveshjeje finale. I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për negociatat mes dy vendeve konfirmoi një takim me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë mes delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit.
Richard Grenell konfirmoi se palët kanë bërë lëshime për këtë rikthim në tryezën e bisedimeve, shkruan Arbresh.info.
“Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht të ndalohet fushata për tërheqjen e njohjeve dhe kërkesa për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, deklaroi ai.
Grenell shtoi se çdo gjë do të kthehet siç ishte më përpara nëse secila palë do të dalë e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit. Ai nënvizon se fokusi do të jetë në përparimin dhe rritjen e ekonomive përkatëse./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/259153382054973
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...